Shkolal e lartë profesionale

Shkolla e lartë profesionale është pas shkollimit të mesëm, e kombinon teorinë me praktikë dhe zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me ndërmarrje.

Brenda shkollës ë lartë profesionale, punëdhënësit janë aktiv si në planifikim ashtu edhe në realizimin e shkollimit. Ti takohesh me ta në ligjërata, në projekte dhe në praktikën tuaj (LIA).

Sipas nevojave të tregut të punës, me kalimin e kohës përditësohen dhe ndryshohet edhe përmbajtja e dhe kahja e drejtimeve. Disa drejtime të reja fillojnë e disa mbyllen, pasi që ndryshojnë dhe nevojat për kompetencë.

Për ty si student kjo do të thotë se njohuritë tuja profesionale janë aktuale dhe ka kërkesa për to në tregun e punës pas mbarimit të shkollimit.

Fakte

  • Shumica e drejtimeve janë pa pagesë dhe të gjitha të japin të drejtë në bursë studentore.
  • Ti mund të zgjedhësh në mesin e 16 fushave të ndryshme të shkollimit dhe me qindra drejtime profesionale.
  • LIA do të thotë se tri trajnohesh në gjendje autentike në një vendpunim.
  • Shkolla e lartë profesionale përbëhet nga shumë organizatorë të shkollimeve (shkolla) në tërë vendin.
  • Shkollimet organizohen nga ndërmarrje private arsimore, komuna, rajone dhe universitete.
  • Shkollimi është nën mbikqyrjen e shtetit dhe kontrolli i cilësisë ushtrohet nga Autoriteti për shkollë të lartë profesionale.
  • Studentët e shkollës së lartë profesionale zakonisht gjejnë punë direkt pas diplomimit.

Innehållsförteckning

Si funksiono kjo?

Aplikimi për pranim

Mjete finaciare studimi dhe taksa e studimeve

Suedisht me orientim profesional

Kompetencë reale – validoj përvojat tuaja

Si funksiono kjo?

Në shkollë të lartë profesionale, alternohet teoria dhe praktika në shumicën e drejtimeve. Praktika quhet LIA dhe bëhet në një vendpunim.

Gjatë periudhës LIA ti trajnohesh në një vend pune nën udhëheqje të punëdhënësit. Kjo do të thotë se ti i avancon njohuritë tua nga shkolla në ambient real. Qysh gjatë shkollimit, ti pajisesh me përvojë pune dhe trajnim në profesion. Përveç kësaj ti krijon kontakten ë tregun e punës që mund të çojnë deri e punësimi pas diplomimit. LIA hynë në planin mësimor të shkollimt dhe ka objektiva mësimore që duhet t’i arrishë. Të gjitha drejtimet që çojnë në diplomë të kualifikuar të shkollës së lartë profesionale dhe përfshijnë 400 pikë (korrespondon me dy vite studime) ose më shumë, përbëhen nga 25 përqind LIA. Kontaktoje shkollën se si organizohet LIA dhe sa pjesë e shkollimt përbëhet nga LIA, në drejtimin pe¨r të cilin je i interesuar.

Niveli

Shkolla e lartë profesionale është formë e shkollimit pas shkollës së mesme.

Gjatësia e programit

Shumica e drejtimeve janë nga një e dri në dy vite.

Sistemi i pikëve

Gjatësia e drejtimit jepet në pikë të shkollës së lartë profesionale (YH-pikë), ku pesë pikë

korrespondojnë me një javë studime të plota. 100 pikë korrespondojnë me gjysmë viti studimi të plotë, 200 pikë një vit studimi i plotë, 400 pikë dy vite studimi të plota etj.

Në tabelën më poshtë pikët e shkolla e lartë profesionale në raport me sistemin e pikëve në universitet dhe fakultet Vini re, është vetëm gjatësia e drejtimit që raportohet, e jo me cilin nivel korrespondon drejtimi arsimor.

Utbildningens längd Yrkeshögskolepoäng Högskolepoäng
0,5 år 100 30
1 år 200 60
2 år 400 120
3 år 600 180

Diploma

Për të marrë diplomë duhet që drejtimi të jetë së paku një vit i gjatë. Nëse drejtimi ytë nuk të jep diplomë, atëherë mund të marrësh certifikatë trajnimi.

Ka dy lloje diplomash në shkollën e lartë profesionale:

  • Diploma e shkollës së lartë profesionale
  • Diploma e kualifikuar e shkollës së lartë profesiona

Autoriteti për shkolla të larta profesionale

Detyra kryesore e këtij autoriteti është përgjegjësia për ështje që kanë të bëjnë me shkolla të larta profesionale në Suedi dhe të punojë që shkollimet t’i plotësojnë nevojat për kompetencë të tregut të punës. Ekziston një ligj dhe udhëzues i posaçëm që e rregullon punën e autoritetit dhe atyre që drejtojnë këto shkolla. Autoriteti ushtron mbiqkyrje dhe menaxhon ankesat ndaj drejtimeve arsimore që janë brenda fushës sonë të përgjegjësisë. Ne kontrollojmë cilësinë e drejtimeve, bëjmë statistika dhe përcjellim rezultatet e drejtimeve arsimoreö

Lexo më shumë për Autoritetin për shkolla të larta profesinale

Aplikimi për pranim

Këtu mund të lexosh më shumë rregullat dhe kushtet e pranimit dhe si mund veprosh për të aplikuar.

Për të filluar në shkollën e lartë profesionale, ti në radhë të parë duhet të plotësosh kushtet elementare për pranim. Kjo do të thotë se duhet të kesh diplomën e shkollë së mesme apo të ngjashme.

Në shumë drejtime ka po ashtu kushte për njohuri paraparake. Kjo do të thotë se dduhet të keshë nota kaluese në disa kurse specifike të shkollës së mesme dhe që të kesh përvojë pune.

Shkollat e menaxhojnë pranimin

Në kuadër të shkollës së lartë profesionale ka akter të ndryshëm (shkolla) dhe ato vet e menaxhojnë pranimin. Kontaktoje gjithmonë direkt shkollën nëse ke pyetje për aplikimin dhe cilat kushte i kërkojnë për tu futur në atë drejtim për të cilin ke interesim.

Data e fundit e aplikimit ndryshon varësisht nga drejtimi.

Çka duhet të përmbaj aplikimi i juaj?

Saktësisht se çka duhet të përmbaj aplikimi i juaj, dallon varësisht nga shkolla dhe drejtimi, por këtu janë disa shembuj:

  • Notat
  • Letra personale
  • Vërtetim pune
  • Prova pune

Informacion të sakt mund të marrësh nga shkolla përkatëse.

Komeptenca themelore

Për të gjitha drejtimet, vlen që ti duhet të kesh diplomë të shkollës së mesme ose të ngjashme. Rregullat janë mjaftë të lira dhe aplikantë me origjinë dhe përvoja të ndryshme kanë mundësi t’i plotësojnë kushtet.

Ti je kompetent për tu pranuar në një drejtim arsimor nëse e plotëson njërën nga kushtet vijuese:

  1. E ke diplomën e shkollës së mesme apo nga shkolla komunale për të rritur.
  2. E ke një shkollë suedeze apo të huaj të kryer e që korrespondon me pikën 1.
  3. Je rezident në Danimarkë, Finlandë, Finlandë, Islandë ose Norvegji dhe atje kompetent për arsim të ngajshëm.
  4. Përmes arsimi suedez apo të jashtëm, përvojë praktike apo për arsye të një rrethane tjetër i ke parakushtet për ta ndjekur mësimin.

Pika 4 bënë fjalë se ti mund të bëhesh kompetent edhe në mënyra tjera përveç notave nga shkolla e mesme. Të gjithë njerëzit kanë me vete njohuri dhe përvoja. Disa i kanë marrë ato përmes arsimit të rregullt, psh. arsimi i mesëm dhe i lartë, ndërsa disa nga puna, aktiviteti në shoqata apo kurse të kohës së lirë. Kjo quhet kompetencë reale.

Shkolla ku do të studiosh mund të bëj një vlerësim të kompetencës reale. Shkolla psh. mund të bëjë testime të ndryshme për të shikuar se a ke njohuri që korrespondojnë me lëndët e shkollës së mesme. Ky vlerësim mund të jetë i ndryshëm. Një metodë e veçantë quhet validim.

Paranjohuri të posaçme

Në shumë drejtime ka kushte edhe për paranjohuri të posaçme. Mund të jetë, që ti ke nevojë për nota kaluese në një apo disa lëndë nga shkolla e mesme. Disa drejtime kërkojnë që të kesh përvojë pune nga një lëmi specifike, për të qenë kompetent. Përveç kushtit të njohurisë mund të shtrohen edhe kushte të tjera, psh që të kesh patentë shoferi.

Kontakto shkollën për tu informuar se cilat kushte parashtrohen për drejtimin që je i interesuar.

Mundësia për shkollim për arritjen e kompetencës së pranimit

Nëse nuk e plotëson kushtin për paranjohuri të posaçme për një drejtim, ti mund të shkosh në një kurs që të pajisë me paranjohuri që kërkohen. Për ato drejtime ku kjo është aktuale, mund t’i gjesh nën titullin “Paranjohur të posaçme”, në faqen ku prezentohet drejtimi arsimor.

Përjashtim nga kompetenca e pranimit

Për ty që nuk i plotëson kushtet themelore dhe kushtin e paranjohurive të posaçme prapë se prapë ka mundësi që të pranohesh. Shkolla në fakt ka mundësi të bëjë përjashtime nëse vlerëson se një aplikant mund t’ia dal shkollës dhe të punojë në atë fushë profesionale për të cilën do të shkollohesh. Kontaktoje shkollën direkt për tu informuar se a ekziston një mundësi e tillë për drejtimin për cilin je in interesuar.

Njohuri në gjuhën suedeze

Nëse e ke një gjuhë tjetër amtare, përveç suedishtes, danezishtes, ferëishtes, islandishtes apo norvegjishtes, ti duhet të kesh njohuri të suedishtes për t’ia dal shkollimit. Shkolla vendos dhe vlerëson se nëse njohuritë tuaja janë të mjaftueshme.

Tregu i punës mund të kërkoj që të kesh njohuri specifike gjuhësore profesionale. Për tu pajisur me këto njohur, është e mundur për ty si student që të jepet mësim në suedishte me orientim profesional (SMY)

Përzgjedhja dhe pranimi

Nëse ka më shumë aplikantë kompetentë se sa vende të lira, atëherë bëhet përzgjedhja. Se si bëhet kjo varet nga drejtimi arsimor.

Bazat e përzgjedhjes mund të jetë njëra apo disa nga këto:

  • Notat
  • Provim i posaçëm (testim me shkrim dhe intervistë)
  • Arsimi i mëhershëm
  • Përvoja profesionale

Nëse ke pyetje se si bëhet përzgjedhja dhe si mund të përgaditesh, ti mund ta kontaktosh shkollën që e ka atë drejtim arsimor.

Mjete finaciare studimi dhe taksa e studimeve

Të gjitha drejtimet në shkollën e lartë profesionale të japin të drejtë për mjete financiare nga CSN-i dhe të gjitha pothuaj janë falas pa taksa.

Në shumicën e drejtimeve të shkollë së lartë profesionale, studimet janë falas, por ka shkolla të pakëta që kërkojnë një taksë studimi. Për të gjitha drejtimet ti duhet vet ta paguash literaturën dhe materialin për studime, sikurse në fakultet. Kontrollo paraprakisht cilat shpenzime do t’i kesh para se të paraqitesh për studime.

Të gjitha drejtimet të japin të drejtën për mjete financiare nga Enti për Bursa Studentësh (CSN). Kjo vlenë edhe për periudhën LIA (mësimi në punë), që bëhet në një vendpunim.

Për të pas të drejtë për mjete studimi në Suedi, si shtetas i jashtëm, ti duhet t’i plotësosh disa kushte. Kushtet dallojnë varësisht se çfarë shtëtësie ke.

Lexo me shumë për mjete studimi në uebsajtin e CSN-it

Suedisht me orientim profesional

Tregu i punës mund të kërkoj që të kesh njohuri specifike profesionale të suedishtes. Për tu pajisur me njohuri të tilla gjuhësore, ti që je student është e mundur që të jepet mësim me orientim profesional (SMY).

Qëlimi i mësimit të suedishtes me orinetim profesional është që ti të pajisesh me njohuri gjuhësore që kërkohet pikërisht për atë profesion që po shkollohesh. Kjo e lehtëson punësimin pas mbarimit të shkollës.

Vepro kështu

Kontaktoje shkollën dhe informoje për nevojën e mësimit të suedishtes me orientim profesional. Është shkolla ajo që e vlerëson nëse ka parakushte për mësimin e tillë. SMY mund të jepet nga vet shkolla apo nga konsultët që shkolla i angazhon për mësimdhënie.

Kur shkolla e kupton se ka nevojë dhe e shohin se është e mundshme që të ofrohet SMY, atëherë shkolla aplikon për mjete financiare nga Autoritetit për shkolla të larta profesionale.

Kompetencë reale – validoj përvojat tuaja

Nëse të mungojnë dëftesat e nevojshme apo vërtetimet, atëherë validimi është një mënyrë e mirë për tu pranuar për shkollim profesional.

Me njohuri dhe kompetencë njeriu mund të pajiset nga shkollimi formal (psh. shkolla e mesme apo fakulteti) dhe nga puna, veprimtaria në shoqata apo shkollimi jo-formal (psh. një kurs i kohës së lirë). Kompetenca faktike e mbledhur ndër vite që e ke, quhet kompetencë reale dhe valdimi është një metodë e mirë për të ngreh në pah kompetencën tuaj reale. Validim do të thotë që njohuritë dhe kompetencat tuaja evidentohen dhe vlerësohen gjatë bisedave dhe testimeve, në mënyrë të strukturuar.

Bëju kompetent edhe nëse të mungojnë dëftesat

  • Nëse të mungojnë dëftesat apo vërtetimet, valdimi është një mënyrë për të dëshmuar se ti ke paranjohuri të nevojshme, me të cilat je pajisur në mënyra të ndryshme, dhe kjo bënë që mund të plotësosh kushtet për një shkollim.
  • A ke nevojë për shkollim të mesëm para se të fillosh në shkollë të lartë profesionale? Kontaktoje komunën tuaj në radhë të parë për më shumë informacione.

Llogariti pjesët e shkollimt tuaj

Edhe nëse ke dëftesa nga një shkollim formal i mëhershëm, ti mund të validosh kompetencën reale dhe në këtë mënyrë e shkurton kohën e shkollimt në shkollën profesionale ku je pranuar.

Më shumë informacione dhe rrugët për mëtutje

Mendo që, autoritete të ndryshme punojnë me validim. Gjej më shumë informacione tek ato:

Enti shkollor - Swedish National Agency for Education (Skolverket)

Zyra e Punës - Swedish Public Employment Service (Arbetsförmedlingen)

The Swedish Council for Higher Education (Universitets- och högskolerådet)

Studera.nuSDG base logo